HomeAktuale“Lojë e panevojshme pas shpine”,“arsye banale” – Osmani për VV-në

“Lojë e panevojshme pas shpine”,“arsye banale” – Osmani për VV-në

spot_img

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë në Rubikon të Klan Kosovës se e kupton nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti ka në zgjedhur të mos e mbështesin për presidente, por e quajti lojë pas shpine mënyrën se si kanë rrjedhur gjërat nga ana e tyre.

“Absolutisht, në dhjetor dhe para dhjetorit ka pasur diskutime rreth një rrugëtimi të përbashkët edhe për 10-15 vjetët e ardhshëm. Kur unë kam thënë para qytetarëve të Republikës së Kosovës se synoj edhe një mandat për të vazhduar punët e mira si presidente që kanë qenë në interes të Kosovës, ai nuk ka qenë thjesht një supozim por ka qenë i bazuar në një përkrahje të premtuar, po natyrisht që për mua është krejt në rregull, meqenëse kanë vendosur ndryshe, kanë vendosur që ta ndajnë rrugëtimin, kanë vendosur që të përkrahin kandidatë të tjerë”, tha Osmani në Rubikon të Klan Kosovës.

“Ajo çka nuk ka qenë në rregull është që përderisa nga unë kërkohej që të flas me deputetët e opozitës, apo ish-opozitës në këtë rast, për kuorum, në anën tjetër, ata flisnin me kandidatë të tjerë, kërkonin që të bëhej kuorumi me kandidatë të tjerë. Pra nuk ka pasur fare nevojë që të luhet një lojë e tillë pas shpine. [Ka qenë lojë pas shpine] absolutisht. Më korrekte do të ishte të thuhej që nuk e ke përkrahjen tonë, faleminderit për bashkëpunimin e deritanishëm”.

Osmani tha se në takimin mes tyre është informuar që nuk e ka më përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe i quajti arsyet e mospërkrahjes si banale duke pohuar se është pyetur se pse e ka kërkuar “parakalimin e FSK-së më 17 shkurt”.

“Përplasje nuk do ta quaja, thjesht jam informu që nuk e kam përkrahjen e tyre. Ta them sinqerisht, arsyet kanë qenë shumë banale. Ta them, gjëra sikur ‘na duhet një president që nuk merret me politikë të jashtme’, por ju e dini që kjo është detyrë kushtetuese e presidentit të Republikës”.

Lajmet e Fundit

“No Sorry”, Butrint Imeri publikon këngën e re

Këngëtari Butrint Imeri ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. Kënga është prodhuar...

Gruda thotë se koalicioni me VV-në i pamundur nëse refuzohet gazi amerikan

Përparim Gruda, ka thënë se PDK nuk përjashton asnjë parti për marrëveshje politike, por...

Real Madrid, mund të lërë të lirë lojtarin për 50 milionë euro

Pas shumë lëvizjeve në hyrje, si zyrtare ashtu edhe në formë thashethemesh, Real Madridi...

AGK-ja, e alarmuar nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit Debat Plus

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar nga diskutimi i sotëm në...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...