Lojë e mrekullueshme, Kosova mposhti Qipron
Kosova e ka kompletuar këtë tetor me dy fitore nga dy ndeshje, duke mposhtur edhe Qipron me rezultat 3-0, pas fitores ndaj Lituanisë (2-1).
Golashënues në këtë ndeshje ishin: Amir Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti.
Kosova gjendet në vendin e dytë me nëntë pikë, tri më pak se Rumania që na pret në muajin nëntor, ndërsa Qipro ka tri dhe Lituania pa pikë.
Ndeshja është luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Këtë ndeshje e shikuan nga afër presidenti i FFK-së, Agim Ademi, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë.