Loci: Unë e di kush e rrahu Nasim Haradinajn, le të bëhet burrë dhe le ta përmend edhe serbin

Loci: Unë e di kush e rrahu Nasim Haradinajn, le të bëhet burrë dhe le ta përmend edhe serbin

Ish-zyrtari i UDB-së, Mehmet Loci ka komentuar edhe dëshminë e Nasim Haradinajt, i cili ka thënë se është rrahur dhe fyer nga Loci gjatë mbajtjes në vitet ’80 në Pejë.

“Po e bëj për herë të parë publike, unë ky që jam këtu përpara. Ditën e parë të shoqërizimit të Smajl Haradinajt, kam zhvilluar biseda fillestare, përmes tyre, kanë zgjat bukur shumë, ka qenë ditën, po më vjen zor ta them”, ka thënë Loci.

“Ato që mi ka thanë Smajli nuk do ia them. Nasimi ka krijuar mjegull, le të bëhet burrë, por unë e di kush e ka rreh, kam qenë kujdestar, por le ta përmend edhe atë serbin, por shtrohet pyetja çfarë është kjo atmosferë që vetëm lakojnë emrat e shqiptarëve, dhe jo serbët dhe malazezët”, ka shtuar Loci.

Loci gjithashtu ka pretenduar se disa të burgosur politikë të asaj kohe, janë shndërruar në spiunë.

“Të burgosurit tanë politikë, edhe gjatë vuajtjes së dënimit kanë qenë të tërhequr për bashkëpunim, i kanë vuajtur dënimet dhe njëri prej tyre thotë: ‘Ka qenë një Nesha (Nebojsha Gjorgjeviq). I ka shndërruar në bashkëpunëtorë”, ka thënë Loci.