Llapi përshëndetet me Europa League, polakët të fortë edhe në “Zahir Pajaziti
Llapi është mposhtur në “Zahir Pajaziti” edhe në ndeshjen kthyese nga Wisla Krakowa në kuadër të kualifikimeve për Europa League.
Pjesa e parë u mbyll baras, me një gol të anuluar të ekipi polak për pozitë jashtë loje që u shënua në minutën e 16-të.
Ndërsa, në minutën e 58-të ishte Rodado, ai që i kaloi mysafirët në epërsi, njofton Klankosova.tv.
Llapi barazoi në minutën e 74-të, që ishte edhe goli i vetëm në dy takimet, kurse mysafirët kaluan sërish në epërsi në minutën e 90-të.
Rezultati përfundimtar nga të dyja ndeshjet ishte 1-4, ku me këtë humbje përshëndetet nga kualifikimet për Europa League.