Llapi ndan rrugët me Trimror Selimin
Llapi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me sulmuesin Trimror Selimin.
Këtë klubi nga Podujeva e ka bërë të ditur në rrjetet sociale.
“Klubi Futbollistik “Llapi” njofton publikun se me marrëveshje të dyanshme ka përfunduar bashkëpunimin me sulmuesin anësor, Trimror Selimi”, thuhet në njoftim.
“Përfundimi i bashkëpunimit me Selimin para kohe vjen me dëshirën dhe vullnetin e plotë të klubit dhe vetë futbollistit”.
Selimi u bashkua me Llapin në vitin 2022 nga KF Ulpiana dhe gjatë dy sezoneve si “bardhekaltër” arriti t’i zhvilloj 60 ndeshje, duke kontribuuar me 7 gola dhe 5 asistime.
Llapi falënderoi Selimin për kontributin dhe i dëshiron mbarësi në vazhdim të karrierës.