Llapi – Gjilani është derbi i parë në edicionin e ri të Superligës në futboll

Llapi – Gjilani është derbi i parë në edicionin e ri të Superligës në futboll

Në Federatën e Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për sezonin e ri të Albi Mall Superligës.

Kampioni aktual, FC Ballkani e nis rrugëtimin për mbrojtjen e titullit, në duel me Dukagjinin. Trajneri i klinasëve e nis aventurën me klubin e ri, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij.

Llapi – Gjilani do të jetë kryendeshja e xhiros së parë të stinorit 2024/2025, raporton Klankosova.tv

Drita pret Malishevën, kurse dy skuadrat e promovuara në elitën e futbollit kosovar, janë mysafire.

Suhareka udhëton te skuadra më e suksesshme e shtetit, Prishtina, derisa Ferizaj luan në Drenas ndaj Feronikelit’74.

Java  e parë e Superligës fillon në 10 gusht!.