Llapi e “zbret” Suharekën me këmbë në tokë, pikët e plota mbesin në Podujevë
Në herën e dytë nuk gaboi, duke i dhënë avantazhin Llapit ndaj Suharekës në minutën e 27-të, njofton Klankosova.tv.
Ky gol ishte edhe determinues për pjesën e parë, kurse vetëm 5 minuta pasi nisi e dyta, nënkampionët e Kosovës e dyfishuan epësinë. Kësaj radhe me anë të futbollistit në top-formë, Ahmet Januzi.
Goditjen përfundimtare në këtë ballafaqim, suharekasët e morën nga Arbnor Ramadani, realizimi i të cilit e vulosi fitoren 3-0 të llapjanëve, raporton Klankosova.tv.
Pas shtatë xhirove të zhvilluara në Superligë, Llapi ka grumbulluar 13 pikë, aq sa ka edhe Suhareka, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Për ekipin e promovuar këtë edicion në elitën futbollistike, kjo ishte humbja e parë, pasi deri tani kishin katër fitore dhe një barazim.