
Llapi dhe Drenica kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Llapi dhe Drenica janë dy skuadrat e para që kanë siguruar biletat për në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll, pas fitoreve të ngushta por të merituara në ndeshjet çerekfinale.
Llapi arriti të eliminojë Malishevën në një ndeshje dramatike, duke triumfuar me rezultat 1:0.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Ardit Tahiri në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, pas një asistimi të bukur nga Arbnor Ramadani.
Llapi luajti me një lojtar më pak nga minuta e 87-të, por arriti të ruajë epërsinë dhe të sigurojnë kualifikimin.
Ndërkohë, Drenica arriti të eliminojë Ferizajn, gjithashtu me rezultat 1:0. Goli i fitores për Drenicën u shënua nga Mohamed Fofana në minutën e 18-të.
Drenica gjithashtu luajti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 59-të, pas përjashtimit të Auron Hamitit me karton të kuq.
Nesër zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale, ku takohen Vëllaznimi – Prishtina dhe Prishtina e Re – Drita.