Liverpooli shumë i fortë për Milanin, Bayerni fiton me 9 gola ndaj Dinamo Zagreb
Emocione dhe gola të shumtë në mbrëmjen e parë të Champions League, në formatin e ri. Liverpooli mori një fitore spektakolare me përmbysje 3-1 ndaj Milanit në “San Siro”.
Kuqezinjtë e nisën me gol që në minutën e 3-të, por më pas sfida foli e gjitha për anglezët që e përmbysën rezultatin që në pjesën e parë me Konate dhe Van Dijk. Në pjesën e dytë Szoboszlai realizoi golin e tretë dhe të sigurisë.
Real Madrid shmangu surprizën e mbrëmjes duke fituar 3-1 me shumë vështirësi ndaj Stuttgart. Mbappe zhbllokoi sfidën në fillimin e pjesës së dytë, por gjermanët barazuan me Undav. 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Rudiger i dhuroi avantazhin Los Blancos. Endrick realizoi të tretin në shtesë.
Bayerni nuk kishte të “ngopur” me gola ndaj Dinamo Zagreb, një ndeshje që e fituan në shifrat 9-2. Harry Kane ishte i papërmbajtshëm duke shënuar plotë 4 gola. Arbër Hoxha luajti vetëm 15 minuta në fundin e duelit.