Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Brighton, kryeson renditjen e Premier League
Liverpool triumfoi 2-1 ndaj Brighton në sfidën e Premier League. “The Reds” e panë veten në vështirësi pas vetëm dy minutash lojë. Vendasit u ndëshkuan nga ish-sulmuesi i Manchester United, Danny Welbeck, i cili “heshti” tifozët vendas.
Ekipi i Klopp ushtroi presion konstant dhe ia doli të vendosë ekuilibrat me Diaz, në të 27-tën. Liverpool shfrytëzoi në maksimum cilësinë individuale të disa lojtarëve, teksa nga brenda zonës në të 65-tën, Salah gjeti golin e avantazhit.
Ekipi i De Zerbit nuk u dorëzua dhe u shfaq rrezikshëm disa herë para porte, me anë të disa zbritjeve të shpejta nga krahët. 6 minutat shtesë nuk prodhuan gol, pavarësisht rasteve. Liverpool kështu kryeson Premier League me 67 pikë, 3 më shumë se Arsenali.