HomeAktualeLista Serbe kërkon vlerësim nga Kushtetuesja për vendet e rezervuara

Lista Serbe kërkon vlerësim nga Kushtetuesja për vendet e rezervuara

spot_img

Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme për të konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në qershor, sipas të cilave kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë dhe që ka mbështetjen e Beogradi, fitoi nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Listës Serbe është kontestues fakti që një mandat deputeti e fitoi Nenad Rashiqi nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, falë votave të marra në mjedise ku nuk jeton komuniteti serb.

Rashiq u kundërpërgjigj, duke vlerësuar se Lista Serbe reagon vetëm atëherë kur i rrezikohen “interesat dhe pozitat e veta politike”.

“Parimet vlejnë gjithmonë dhe për të gjithë, e jo vetëm kur i përshtaten një opsioni politik. Lufta për sundimin e ligjit, transparencën dhe përfaqësimin autentik të komunitetit nënkupton qëndrueshmëri, pavarësisht se kush përfiton politikisht”, thuhet në reagimin e Rashiqit ndaj ankesës së Listës Serbe drejtuar Kushtetueses.

Ankesa e Listës Serbe vjen në prag të mbajtjes së seancës konstituive të legjislaturës së re që mbahet më 6 gusht, teksa gjatë ditës pritet takimi mes udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Kosova gjatë një viti e gjysmë ka mbajtur tri palë zgjedhje për shkak të dështimit për të arritur konsensus mes partive politike rreth formimit të institucioneve të reja dhe zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, për Radion Evropa e Lirë shpjegojnë se ankesa e Listës Serbe nuk mund të ketë ndikim në formimin e institucioneve të reja, përveç nëse Gjykata Kushtetuese vendos një masë të përkohshme.

“Nga pikëpamja politike, ankesa mund të përdoret për ta kontestuar legjitimitetin e Rashiqit. Megjithatë, nga pikëpamja juridike, mandati i tij mbetet i vlefshëm derisa institucioni kompetent ta shfuqizojë ose ta pezullojë atë”, thotë Miftaraj, raporton Rel.

Lajmet e Fundit

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

E kryer: Rodri transferohet te Barcelona

Rodri do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi deklaratën e tij...

Prishtina “me këmbë të hajrit” nis sezonin, mposht Ballkanin me rezultat bindës

Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke...

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...