Lista Serbe e sulmon Kosovën, si në rastin e fundit në Banjska, institucionet tona ia jepen 360 mijë euro
324 mijë euro është caktuar shuma e mjeteve nga Fondi për mbështetjen e Listës Serbe për këtë vit. Shuma e ndarë nga KQZ-ja, për shpenzimet e deputetëve të kësaj partie është 36 mijë euro, apo në total 360 mijë euro.
Kjo situatë, vjen vetëm pas 3 muaj e gjysmë pas sulmit terrorist në Banjskë, e ku në krye të këtij sulmi ishte, ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq.
“Sot ia ndanë 360 mijë euro Listës Serbe, vetëm 3 muaj e gjysmë pas sulmit terrorist në Banjska. Ku mbeti iniciativa për shpalljen e kësaj strukture si organizatë terroriste?”, ka shkruar në Facebook ish-deputeti i AAK-së, Burim Ramadani.
Ai ka theksuar se siguria kombëtare nuk forcohet duke financuar me para të popullit organizatën që mbështeti/krijoi në të gjitha format Grupin Paramilitar serb që sulmoi Kosovën.
“Shpalleni terroriste Listën Serbe, mos e financoni!”, ka shkruar Ramadani.