Lista ‘Ideal’ e krijuar nga Bekim Jashari në koalicion me AAK-në, Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet
Në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Lista “Ideal”, e krijuar nga Bekim Jashari e sot e udhëhequr nga gjeneral Nuredin Lushtaku, luftëtar i orëve të para të lirisë, bartës i shumë funksioneve në institucionet e pasluftës, Listë që kishte garuar në zgjedhjet e fundit komunale në Skenderaj, sot i është bashkuar koalicionit të AAK-së.
“Lista “Ideal” do të garojë në listën tonë dhe Gjeneral Lushtaku do të jetë kandidat për deputet. Po ashtu Gjeneral Lushtaku do jetë kandidat i koalicionit tonë për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet komunale. Kështu bëhemi bashkë për Kosovën fituese!”, ka shkruar në Facebook Haradinaj.