Lirohet nga arresti shtëpiak kreu i PD-së Sali Berisha
Gjykata e Posaçme ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Në një dalje për mediat, avokati i tij u shpreh se nuk ka asnjë masë tjetër sigurimi nga Berishës.
Sipas avokatit të Berishës, Genc Gjokutaj Gjokutaj, gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie.
“Gjykata konstatoi se për z. Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën. Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, deklaroi avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.
Berisha ndodhej në ‘arrest shtëpiak’ prej 30 dhjetorit 2023.