Lirohet Florian Marku, por i ndalet të largohet nga Gjermania, pritet vendimi për t’u ekstraduar në Greqi
U arrestua në mënyrë të papritur pak ditë më parë, por tani Florian Marku ka lënë qelinë në Gjermani, do të gjykohet në gjendje të lirë, në pritje të një vendimi për ekstradimin e tij ose jo drejt Greqisë, aty ku mbi të rëndon një çështje e ndodhur 14 vite më parë, ku Marku u dënua me 7 vite burg për akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Marku kreu vetëm 1 vit e gjysmë burg, por çështja u apelua dhe tani pala greke pretendon se boksieri shqiptar duhet të kryejë edhe 6 muaj burg pasi sipas ligjeve në Greqi duhet të kryhet të paktën 1/3 e dënimit.
Në pritje të një vendimi, Florian Markut i ndalet të largohet nga Gjermania.
(BalkanWeb)