HomeAktuale“Liria Ka Emër” fton bashkatdhetarët në protesta në Evropë më 26 dhe...

“Liria Ka Emër” fton bashkatdhetarët në protesta në Evropë më 26 dhe 27 shtator

spot_img

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka ftuar bashkatdhetarët që t’u bashkohen protestave të organizuara në qytete të ndryshme të Evropës më 26 dhe 27 shtator.

Sipas LKE-së, protestat do të zhvillohen për të shprehur mospajtimin me vendimin dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Protestat do të mbahen nën moton “JO NË EMRIN TIM”, ndërsa platforma ka bërë thirrje për pjesëmarrje dhe për të shprehur kërkesën për drejtësi dhe dinjitet për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu, “Liria Ka Emër” ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen edhe protestës së paralajmëruar më 1 tetor në Prishtinë, e cila pritet të nisë nga ora 16:00.

“Liria Ka Emër” ka bërë të ditur se protestat në Evropë dhe ajo në Prishtinë synojnë të përcjellin një mesazh lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...