Liria e medias, Çitaku: Rënie dramatike e Kosovës, alarm serioz

Liria e medias, Çitaku: Rënie dramatike e Kosovës, alarm serioz

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se rënia dramatike e Kosovës për 24 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nga Reporterët pa Kufij përbën një alarm serioz për gjendjen e demokracisë dhe të drejtës për informim në vend.

“Nga pozita 75 në vitin 2024, në pozitën 99 këtë vit, Kosova po rrëshqet drejt një terreni ku zëri i lirë i gazetarëve dhe transparenca institucionale po cenohen çdo ditë. Kjo rënie nuk është thjesht një statistikë, ajo reflekton kufizime konkrete, presione të vazhdueshme ndaj gazetarëve, si dhe sulme e etiketime të vrazhda që po e dëmtojnë thellësisht ambientin mediatik. Mendësia rrënuese, që shpesh shkon deri në vetëshkatërrim, është bërë konstante e partisë-shtet që e udhëheq vendin tash e pesë vjet”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.