
Lionel Messi shpallet më i miri i të gjitha kohërave
Futbollisti argjentinas Lionel Messi, është numri një në histori.
Kjo sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit, e cila fundjavën e kaluar përpiloi renditjen e saj të 10 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve.
Sipas IFFHS-së, renditja u bazua në statistikat individuale dhe kolektive të të gjithë lojtarëve në fjalë.
Në karrierën e tij, Messi i ka grumbulluar 46 tituj me skuadrat si Barcelona, Paris Saint Germain, Inter Miami si dhe me kombëtaren e Argjentinës, me të cilën e fitoj edhe Kupën e Botës në vitin 2022.
Aty nuk janë përfshirë edhe trofetë individuale (tetë topa të artë).
Ai është futbollisti me më shumë tituj në historinë e futbollit : 35 me Barcën; tre me PSG-në; dy me Inter Miami dhe gjashtë me Argjentinën ( në të gjitha garat)
Vendi i dytë i shkon legjendës së Brazilit Pelé, lojtarit me më shumë fitore në Kupën e Botës në histori (1958, 1962 dhe 1970), ndërsa i treti është Diego Maradona, i cili, ashtu si Messi, arriti një Kupë Bote (1986) dhe vendin e dytë (1990), ndër shumë arritje të tjera me klubet e tij. /KK