Limaj thotë se ka nisur përgatitja e një fronti kundër Kurtit: Shumë shpejt do t’i shihni rezultatet

Limaj thotë se ka nisur përgatitja e një fronti kundër Kurtit: Shumë shpejt do t’i shihni rezultatet

Kreu i partisë NISMA, Fatmir Limaj, tha se po punohet në terren për përgatitjen e një fronti të përbashkët opozitar kundër kryeministrit Albin Kurti.

Ai paralajmëroi në Pressing në T7 se rezultatet e këtij fronti do të shihen së shpejti.

Fatmir Limaj tha se idenë e këtij fronti e ka nxjerrë para tri vitesh dhe dëshira e tij është që të ndërtohet nga të gjithë.

“Ne po punojmë, po punojmë në terren. A ka mu arritë ajo qysh kam qef me pa një front të përbashkët me partitë opozitare, mi nxjerr do tema, 3-4 tema, me pas qëndrim të pëerbashkët e koordinm të përbashkët”, tha Limaj në Pressing, transmeton Express.

“Para tri vjete e kam nxjerr idenë e frontit”, tha Limaj.

“Shumë shpejt do t’i shihni rezultatet e frontit, një front që po ndërtohet kadaldale por që ka me qenë një front”, paralajmëroi ai.

“Me plotë jemi duke biseduar”, u shpreh Limaj, kur u pyet se më kë do ta ndërtojë këtë front.

“Dëshira jem është me ndërtu një front të përbashkët të gjithë”, shtoi ai.