Limaj takon ambasadorin e Suedisë, ky ishte qëllimi i takimit

Limaj takon ambasadorin e Suedisë, ky ishte qëllimi i takimit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim sot ambasadorin suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin diskutuan për situatën aktuale politike në vend.

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim ambasadorin Suedez, Jonas Westerlund! Bashkë diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut për të siguruar stabilitet dhe zhvillim në rajon. Ambasadori Westerlund shprehu përkushtimin e Suedisë për mbështetjen e proceseve demokratike dhe përpjekjeve për paqe në Kosovë, ndërsa ne theksuam rolin dhe angazhimin tonë për zhvillimin dhe avancimin e Kosovës”, ka shkruar Limaj në rrjetin social në Facebook.