
Limaj: Sot është dita e vendimit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare.
Ai ka thënë se sot është dita kur zëri i qytetarit merr drejtim dhe përgjegjësi për Kosovën.
“Me votën e sotme përcaktohet rruga e Kosovës për vitet që vijnë: funksionimi i institucioneve, stabiliteti dhe zhvillimi i vendit. Është ditë përgjegjësie, guximi dhe shprese, për një Kosovë më funksionale, më të sigurt dhe me perspektivë. Kjo e drejtë është fituar me sakrificë dhe duhet shfrytëzuar me ndërgjegje. Sot, qytetari vendos për Kosovën”, ka thënë Limaj pas votimit.
