Limaj: Projektet e mia gjigande sot i shijojnë qytetarët e vendit tim

Limaj: Projektet e mia gjigande sot i shijojnë qytetarët e vendit tim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka postuar në rrjetet sociale një video, të intervistës së tij kur flet për investimet mëdha në infrastrukturë në kohën sa ishte ministër i Transportit.

Ai ka thënë se nuk ka projekte të mëdha pa sakrificë.

“Ani pse me projektet e mia gjigande, nga ziliqarët me të padrejtë kam marrë goditje ditë e natë, jam krenar që ato projekte si të vetmet deri tani shkëlqejnë edhe sot dhe i shijojnë çdo ditë qytetarët e vendit tim”, ka shkruar Limaj.