Limaj: Prishtina e rreshtuar rreth veprave

Limaj: Prishtina e rreshtuar rreth veprave

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeqyteti është rreshtuar rreth veprave.

“Qytetarët e Prishtinës sot fuqishëm u rreshtuan për Kosovën fituese, veç VEPRA. Jeta e qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës, në veçanti, është vështirësuar vazhdimisht. Kriza ekonomike, problemet energjetike dhe siguria janë shqetësimet e përditshme, dhe garanci për zgjidhjen e tyre është lista jonë, #veçVEPRA”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka theksuar se: “Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, antarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe qendrat rekreative për të rinjtë janë zotimet tona para çdo qytetari të Kosovës. Zotimet tona janë siguri për të ardhmen, sepse e kaluara jonë është veç VEPRA”, ka shkruar Limaj.