Limaj prezanton dy kandidatët për deputet nga Suhareka
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuar kandidaturen e kryetarës së degës së NISMA-së në Suharekë Jehona Rrafshi-Lumi dhe Murtez Zekolli për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, mbajtëm takim me degën e NISMA-s në Suharekë. Gjatë këtij takimi, pati mundësi të diskutohej për projektet dhe angazhimet e ardhshme të NISMA-së, duke sjellë përpara të pranishmëve një moment të veçantë, prezentimin e kandidatëve tonë për deputet, kryetaren e degës së NISMA-së në Suharekë, Jehona Rrafshi-Lumi dhe Murtez Zekollin”.
“Jehona dhe Murtezi do të përfaqësojnë me dinjitet dhe angazhim interesat e qytetarëve të Suharekës dhe më gjerë, andaj jemi të bindur se me mbështetje të gjerë dhe angazhim të sinqertë, Jehona, Murtezi dhe NISMA-ja do të jenë një forcë e fuqishme për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.