
Limaj për diasporën: Jeni si NATO për Kosovën (VIDEO)
Nisma vendosi që sonte të kërkojë vota në bastionin e vet të fortë.
Kreu i saj, Fatmir Limaj, para malishevasve që e pritën me surle e tupana tha se vota e tyre ka shumë peshë.
Ai mes tjerash tha se edhe vota e gurbetçarëve ka rëndësi që siç tha ai për Kosovën janë njëjtë si NATO.
