Limaj në Sankoc të Drenasit: Ky vend është rreshtuar fuqishëm rreth Kosovës fituese
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka qëndruar në fshatin Sankoc të Drenasit, ku u mirëprit sikurse para disa viteve nën uniformën e shenjtë të UÇK-së.
“Ky vend, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pas luftës, edhe sot është rreshtuar fuqishëm rreth Kosovës fituese, veçVEPRA”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Ai ka theksuar se pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, antarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe qendrat rekreative për të rinjtë “janë zotimet tona dhe janë mundësi për të vazhduar rrugën tonë, duke ruajtur vlerat dhe parimet që na kanë udhëhequr deri më sot”.
“Këto janë vetëm hapat e parë për të siguruar se do të vazhdojmë me vepra të mëdha” ka shkruar Limaj.