Limaj në Gjilan merr mbështetje

Limaj në Gjilan merr mbështetje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj bashkë me anëtaren e kryesisë Xhevahire Izmaku dhe Elham Amerllahu, takuan qytetarët e Gjilanit me të cilët u koordinuam për vazhdimin e aktivitetit dhe nevojën për Frontit Kombëtar karshi zhvillimeve politike në vend.

“Nga Gjilani morëm përkrahjen për qëndrimet tona politike, duke u zotuar se aktiviteti jonë në shërbim të vendit do të vazhdojë në çdo situatë!Së bashku u pajtuam që Kosovës i duhet politikë e urtë dhe e pjekur që nuk prodhon kriza dhe është e ndërgjegjshme për momentumin politik, duke preventuar gabimet historike që mund t’i sjell kursi politik aktual”, ka theksuar Limaj.