Limaj në Augsburg: U konfirmua mbështetja e parezervë për koalicionin tonë

Limaj në Augsburg: U konfirmua mbështetja e parezervë për koalicionin tonë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me partnerët e koalicionit, u mirëpritëm nga qindra bashkëatdhetarë në Augsburg, ku u konfirmua edhe njëherë mbështetja e parezervë për koalicionin tonë.

“Ne e përsëritëm mesazhin se integrimi në NATO është prioriteti ynë në konsolidimin e shtetësisë tonë, ndërsa zhvillimi ekonomik, përmes bashkëpunimit me bizneset tona të fuqishme në Diasporë, do të jetë një nga fokuset tona”.

“Ne u zotuam se do të vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët, derisa mbështetja e marrë nga mërgimtarët tanë është një forcë shtytëse për realizimin e programit tonë për Kosovën euroatlantike”, ka shkruar Limaj në Facebook.