Limaj me bashkëpunëtorë viziton Nasim Haradinajn në Gllogjan

Limaj me bashkëpunëtorë viziton Nasim Haradinajn në Gllogjan

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar edhe nga anëtarë të kryesisë së kësaj partie, kanë vizituar sot Nasim Haradinajn në Gllogjan, i cili para disa ditësh u lirua nga Gjykata Speciale.

Për këtë vizitë lajmin e ka bërë me dije në “Facebook” Fazli Hoxha, anëtar i Kryesisë së Nismës dhe kryetar dege në Gjakovë.

“Sot bashkë me kryetarin Limaj dhe me kolegë të tjerë, ishim për vizitë te Nasim Haradinaj në Gllogjan, të cilit i uruam mirëseardhje në shtëpi pas disa vitesh që u mbajt padrejtësisht në burgun e Hagës nga Gjykata Speciale. Nasimi vazhdon të jetë i fortë dhe energjik si gjithë herë”, ka shkruar Hoxha.