Limaj me bashkëpunëtorë shkon për ngushëllime te familja Ilazi në Ferizaj
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë bashkëpunëtorë kanë shkuar sot për ngushëllime te familja Ilazi në Ferizaj, pas ndarjes nga jeta të gjeneralit të UÇK-së dhe FSK-së, Imri Ilazi.
“Imriu do të mbetet në kujtesën tonë si një patriot e një person i jashtëzakonshëm me vlera të mëdha njerëzore. Edhe një herë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëluftëtarëve të të ndjerit!”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.