Limaj me bashkatdhetarët në Gjermani, i falënderon për përkrahjen dhënë Kosovës
Pas takimeve në Itali dhe Zvicër, turin e takimeve me mërgimtarë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me bashkëpunëtorë të partisë kanë zhvilluar takim edhe me mërgatën në Gjermani.
Kryetari Limaj i ka falënderuar nga zemra për organizimin, bashkëbisedimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që diaspora, kjo vlerë e madhe e kombit tonë ka dhënë ndër vite për Kosovën, si dhe për projektet politike të Nismës që gjithnjë për interes kanë të mirën e qytetarëve.