Limaj: Katër vite ikën, premtimet me të cilat erdhën në pushtet mbetën në harresë!
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shkruar në Facebook se asnjë projekt i madh, më shumë administrim dhe mungesë vizioni e besimi për të transformuar vendin, shumë zhurmë e tensione për të mbuluar mospunën e tyre.
“Qytetarët më 9 shkurt e kanë në dorën e tyre të vendosin se çfarë qeverisje duan: atë që nuk bëri asgjë, apo t’u besojnë njerëzve të dëshmuar që kanë veçVEPRAT”.
“Për realizimin e projekteve të mëdha duhen njerëz që kanë vizion dhe guxim për të punuar. Për më pak se tre vjet në qeverisje, unë kam punuar fort në projekte të mëdha, siç janë autostradat, aeroporti dhe mbi 1200 kilometra të asfaltuara anëkend vendit”, ka shkruar Limaj.
Ai ka theksuar se prioriteti i radhës është termocentrali, të cilin do ta realizojmë brenda tre vjetëve dhe do ta zgjidhim njëherë e mirë çështjen e energjisë elektrike.