HomeAktualeLimaj i dërgon letër Hamzës, kërkon që Nisma të jetë pjesë e...

Limaj i dërgon letër Hamzës, kërkon që Nisma të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

spot_img

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, me kërkesën që subjekti i tij të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në shkresën e dërguar sot, Limaj ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe “bashkim politik”, duke e arsyetuar këtë si përpjekje për krijimin e një alternative më të fuqishme opozitare.

“NISMA Socialdemokrate dhe unë, si kryetar i saj, kemi shprehur vazhdimisht, si para këtyre zgjedhjeve ashtu edhe në vazhdimësi, gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik në funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Limajt.

Në të njëjtën letër, Limaj thekson se një bashkim i tillë, sipas tij, nuk do të duhej të shihej vetëm si marrëveshje politike apo elektorale, por edhe si frymë bashkëpunimi ndërmjet strukturave që, siç shprehet ai, kanë ndarë “ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët” ndër vite.

Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, vijon më tej shkresa.

Limaj thekson se angazhimi i Nismës, sipas tij, nuk udhëhiqet nga kërkesa të veçanta politike apo organizative, por nga bindja se koordinimi i potencialit opozitar është në interes të vendit.

“Në këtë frymë, dëshirojmë të theksojmë se angazhimi ynë nuk udhëhiqet nga kërkesa të veçanta politike apo organizative, por nga bindja se bashkimi dhe koordinimi i potencialit opozitar është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në letër.

Në shkresë shprehet gjithashtu gatishmëria për të dhënë “kontributin e plotë politik, organizativ dhe elektoral” në kuadër të këtij procesi, ndërsa në fund Limaj thotë se mbetet i gatshëm për koordinime dhe hapa të mëtejmë.

“Njëkohësisht, shprehim gatishmërinë tonë për të dhënë kontributin e plotë politik, organizativ dhe elektoral në kuadër të këtij procesi të përbashkët… Duke besuar në mirëkuptimin, respektin reciprok dhe vullnetin për bashkëpunim, mbetemi të gatshëm për koordinimet dhe hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces”, përfundon shkresa.

Telegrafi do të tentojë të marrë qëndrim zyrtar edhe nga PDK dhe Nisma Socialdemokrate lidhur me këtë zhvillim. /Telegrafi/

Lajmet e Fundit

Dardanet U19 barazojnë me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja e Kosovës U19 e vajzave ka barazuar 1:1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në...

Guvernatori Ismaili prezanton stabilitetin financiar dhe reformat rregullative të Kosovës në Forumin Ekonomik të Stambollit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë si...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

Përtej subvencioneve: Si të jetojmë në shtëpi më të ngrohta me fatura më të ulëta?

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...