Limaj i del krah Kurtit për dinarin: Boll kemi toleruar, dinari duhet hequr
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur të drejt vendimin e Qeverisë së Kosovës për dinarin.
Sipas tij, nuk ka arsye që të shtyhet vendimi për ndalimin e dinarit, duke i dal në mbështetje qeverisë së Kosovës.
“Vendimi për dinarin për mua është e drejt dhe duhet mbështetur. Boll kemi toleruar, dinari duhet hequr”, ka thënë Limaj në emisionin ‘Politiko’ në kanal10.
Megjithatë sipas tij, kryeministri Kurti është dashuri t’i informojë paraprakisht miqtë ndërkombëtarë për vendimin për tërheqjen e dinarit nga tregu i Kosovës.