
Limaj: Duhet të ulemi dhe të arrijmë një marrëveshje politike
Pas seancës së 37-të të dështuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para medieve.
Ai ka theksuar se vendi po hyn në një fazë të rrezikshme për shkak të mosveprimit dhe se është urgjente që partitë të lënë mënjanë kalkulimet e të ulen për të arritur një marrëveshje politike.
“Dalëngadalë duhet të largohemi nga kalkulimet dhe lojërat me fjalë. Duhet të përqendrohemi, sepse përndryshe nuk do ta përmbushim atë që pret qytetari i Kosovës, atë që e pret shteti i Kosovës. Jemi shumë të vonuar. Duhet të ulemi dhe të arrijmë një marrëveshje politike”, ka thënë Limaj.