Limaj: Beteja e Llapushnikut ishte ndër më të rëndësishmet e UÇK-së

Limaj: Beteja e Llapushnikut ishte ndër më të rëndësishmet e UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar Betejën e Llapushnikut në 26-vjetorin e saj.

Ai, në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kjo betejë ishte ndër më të rëndësishmet e UÇK-së, sepse kishte karakter strategjik në shumë drejtime.

“Beteja e Llapushnikut shpërtheu izolimin e Drenicës duke ju ofruar mundësi viseve tjera të furnizojnë këtë pjesë të Kosovës me ushqime, armë e municione që duheshin në atë kohë. Po ashtu, kjo betejë ndërpreu lëvizjen e serbëve për të sulmuar forcat e UÇK-së në Dukagjin. Madje, Beteja e Llapushnikut shënon kthesën e madhe edhe në rrafshin diplomatik”.

“Në këtë përvjetor kujtojmë me nder e respekt luanët e grykës, Ymer Alushani, Besim Halilaj, Ali Zogaj, Sadik Shala, dhe dëshmorët tjerë të grykës dhe gjithë ata ushtarë që morën plagë dhe luftuan e mbajtën atë grykë. Kujtojmë poashtu, me plotë krenari edhe Fehmiun, Xheven, Gani Elshanin etj”.

“Respekt kontributit të secilit luftëtar të UÇK-së. Mirënjohje kontributit të secilit banor të Llapushnikut dhe zonës përreth. Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Përjetësisht krenar me të ndritshmën, UÇK”, ka thënë Limaj.