Dyshohet se “mollë sherri” mes të rinjve është bërë një vajzë. Në momentet që ndodhi takimi mes të rinjve, dyshohet se vajza ndodhej në automjetin e viktimës.
Lihen në burg katër të akuzuarit për vrasjen e 18-vjeçarit në Tiranë
Gjykata po mban në burg katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 18-vjeçarit, Aurelio Dervishi. I riu u vra me thikë mbrëmjen e së dielës tek rrethi i Shkozës.
Mbrojtja ka kërkuar masë me afat 30 ditor deri në sqarimin se kush prej katër të rinjve e ka qëlluar 18-vjeçarin, por kërkesa është rrëzuar.
Katër të akuzuarit janë tre të mitur të moshës 16 vjeç dhe 15 vjeç, si dhe një 20-vjeçar.
Të akuzuarit u konfliktuan me 18-vjeçarin, teksa ky i fundit doli nga automjeti i tij. Në një moment gjatë zënkës 18-vjeçari u qëllua me thikë në gjoks, e duke mos arritur t’i mbijetonte dot plagëve të marra ndërroi jetë ndërsa po shkonte në spital.