Ligjvënësit e BE-së: Evropa s’mund të varet nga SHBA-ja

Ligjvënësit e BE-së: Evropa s’mund të varet nga SHBA-ja

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” për të forcuar mbrojtjen e saj dhe për të mbështetur Ukrainën, teksa Shtetet e Bashkuara zhvilluan takim me Rusinë në përpjekje për të ndalur luftën.

“Evropa më nuk mund të varet plotësisht nga SHBA-ja për të mbrojtur vlerat dhe interesat tona të përbashkëta, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, u tha në një deklaratë të Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Demokratëve, Liberalët dhe Të Gjelbërve më 18 shkurt, raporton Rel.

“Ne duhet të përballemi me këtë realitet të ri dhe të dyfishojmë përpjekjet tona të përbashkëta evropiane në mbrojtje të Ukrainës dhe sigurisë evropiane në tërësi, duke krijuar një pengesë të fuqishme kundër çdo agresioni”.

Shkrimi i plotë në link: https://www.evropaelire.org/a/bashkimi-evropian-rritja-e-sigurise-shba-/33319472.html