HomeAktualeLigji për Specialen n’dorë të Presidentes

Ligji për Specialen n’dorë të Presidentes

spot_img

Vetëm një muaj pas verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë kundër katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndryshimet në Ligjin për DhSK kanë mbërritur në Zyrën e Presidentes për dekretim.

Kuvendi i Kosovës ka kaluar tashmë plotësim-ndryshimet e ligjit, ndërsa tani gjithçka varet nga hapi i radhës i shefes së shtetit, raporton Klan Kosova.

Këshilltari për media, Bekim Kupina, ka konfirmuar se ligji është përcjellë në Presidencë dhe se Justina Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.

Deputetët e subjekteve të ndryshme politike presin që dekretohet në afat rekord, duke parë se kishte harmoni të plotë mes grupeve parlamentare gjatë votimit në Kuvend.

Përveç ligjit që pret “amin-in” presidencial, pas zhvillimeve në Hagë, Qeveria e Kosovës ka themeluar një grup punues gjithëpërfshirës për një strategji shtetërore.

Ky grup punues do të kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, ndërsa anëtarët e tjerë pritet të caktohen gjatë javës së ardhshme.

Lajmet e Fundit

Policia suspendon pesë zyrtarë policorë në Prishtinë dhe Gjilan për dyshime për shkelje ligjore

Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se pas pranimit të informacioneve se më datën...

Protesta në Tiranë: 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të rijnë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim për personat e lënduar gjatë protestës së...

Presidentja Shiroka Pula vlerëson filmin “DUA” dhe përgëzon regjisoren Blerta Basholli për suksesin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mbrëmë në kinemanë Cineplexx, mori pjesë...

NYT: Shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, vetëm pesë ditë pasi mori detyrën

Katie Zacharia, zëdhënësja e re e presidentit Donald Trump, u shkarkua të premten, pasi...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...