Ligji për Këshillin Prokurorial publikohet në Gazetën Zyrtare

Ligji për Këshillin Prokurorial publikohet në Gazetën Zyrtare

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se ligji për Këshillin Prokurorial është tashmë i publikuar në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit.

“Të gjitha përpjekjet për ta minuar reformën me dorëheqje të orkestruara dhe skenarë të vjetër kanë dështuar”.

“Reforma nuk ndalet. Ajo është në lëvizje dhe do të ndodhë, kot mundohen ta ndalojnë”, ka shkruar ajo në platformën Facebook.

https://gzk.rks-gov.net/OfficialGazetteDetail.aspx?GZID=590