Liga Unike: Fitore për Prishtinën dhe Bashkimin
Prishtina ka shënuar fitore ndaj Tiranës në udhëtim me rezultat 56:71 (10:24, 18:13, 16:15, 12:19) në javën e pestë të Liga Unike Femrat.
Skuadra prishtinase e nisi ndeshjen më mirë, që ishte vendimtare, pasi e fitoi çerekun e parë 10:24, ndërsa periudha e dytë dhe e tretë ishte më e barabartë, me vendaset që për një nuancë ishin më të mira, megjithatë në dhjetë minutat e fundit, bardhekaltret ishin më të mira për të triumfuar me 15 pikë dallim, 56:71.
Te Tirana më e mira ishte Enisa Qosja me 18 pikë e tri kërcime, kurse te Prishtina më e mira Jade Williams me 32 pikë e 14 kërcime. Tirana ka dy fitore e tri humbje, kurse Prishtina katër fitore e një humbje.
Bashkimi ka shënuar fitoren e pestë në pesë ndeshje të Liga Unike Femrat.
Skuadra prizrenase që së fundi fitoi Kupën e Kosovës shënoi fitore ndaj Penzës 62:66 (14:14, 17:17, 13:14, 18:21), në sfidën që u zhvillua ne Prizren.
Ndeshja ka qenë e barabartë nga fillimi deri në fund. Pjesa e parë përfundoi 31:31 dhe dy minuta nga fundi shifrat ishin 59:59, por në momentet vendimtare prizrenaset ishin më të mira dhe fituan 62:66.
Skuadra nga Peja ka një fitore e pesë humbje. Te Penza më e mirë ishte Wingate Davion Gayle me 22 pikë e tetë kërcime, kurse te prizrenaset kapitenia Aulona Muhadri me 15 pikë e 19 kërcime.