
Lidhet marrëveshje tripalëshe, gjobat e trafikut shpërndahen përmes postës
U nënshkrua marrëveshje mes Komunës së Ferizajt, Postës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në Ferizaj, për kryerjen e shërbimeve postare – shpërndarja e dërgesave – gjobave të trafikut rajonal.
Kjo marrëveshje u nënshkrua sot mes Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Kryeshefes Ekzekutive të Postës së Kosovës, Nora Rraci dhe Avni Oruçi – Shef i Operativës Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, marrëveshje kjo përmes së cilës tash e tutje gjobat e trafikut do të shpërndahen përmes Postës së Kosovës.