Liberalizmi, Rafuna thotë se 67 për qind e bizneseve janë të shqetësuara nga largimi i punëtorëve
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se 67 për qind e bizneseve kanë shprehur shqetësimin e tyre për largimin e punëtorëve pas liberalizimit të vizave.
Megjithëkëtë, Rafuna pret një lajm të mirë për ta, pasi pritet ulja e inflacionit gjatë vitit 2024.
Në konferencën për medie, Rafuna ka paraqitur një përmbledhje të punës së OEK-ut gjatë vitit 2023, sfidat e kompanive dhe rekomandimet për institucionet qendrore.
Ai ka deklaruar se nga një analizë që kanë bërë me 500 kompani të ndryshme në vend, del që 67 për qind e tyre janë shumë të shqetësuar nga largimi i punëtoreve pas liberalizimit të vizave.