Liberalizimi i vizave, diaspora kosovare zvogëlon remitencat

Liberalizimi i vizave, diaspora kosovare zvogëlon remitencat

Pas liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian (prej 1 janarit 2024) remitencat kanë shënuar rritje të ngadalësuar.

Kjo bëhet e ditur në raportin për vlerësimin tre mujor të ekonomisë të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

“Vlera e remitencave të pranuara në tre mujorin e parë 2024 ka arritur në 281milionë euro, duke shënuar rritje prej 3.6 për qind krahasuar me tre mujorin e parë 2023. Rritja e ngadalësuar e remitencave ne tre mujorin e pare pas liberalizimit te vizave me vendet e BE-se , mund te jete ndikuar nga rritja e vizitave te kosovare ve ne diaspore , te cilët ofrojnë mbeshtetje financiare per familjaret e tyre për mbulimin e shpenzimeve te udhëtimit”, thuhet mes tjerash në raportin e BQK-së.

Sipas këtij raporti, remitencat vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, qe përbejnë rreth 55.5 % te gjithsej remitencave, raporton Front Online. Remitencat përmes kanaleve formale (bankat dhe institucione tjerat) kane shënuar rritje vjetore prej 3 për qind ne TM1 2024, ndërsa është shënuar rritje prej 5.8 për qind e dërgesave përmes kanaleve te tjera, potencialisht ndikuar nga rritja e vizitave te kosovareve ne diaspore.