Lëvizja pa viza çështje ditësh: Qytetarët tregojnë se a do të ikin nga Kosova

Lëvizja pa viza çështje ditësh: Qytetarët tregojnë se a do të ikin nga Kosova

Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në drejtim të shteteve të Bashkimit Europian është çështje ditësh.

Krahas kësaj, parashihet një lëvizje madhe e qytetarëve për të shkuar në vendet e bllokut europian, disa për vizita te të afërmit, ndërsa një pjesë edhe për të punuar.

Edhe pse liberalizimi i vizave nuk parasheh mundësinë e punësimit.

Lajmi.net ka pyetur qytetarët e vendit për mendimin e tyre pas jetësimit të liberalizimit të vizave.

Ka nga ta që opsion e shohin edhe punën, pasi që janë të zhgënjyer me nivelin e pagave që marrin në Kosovë.