Leverkusen fiton ndaj Dusseldorf, kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë

Leverkusen fiton ndaj Dusseldorf, kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë

Bayer Leverkusen po vazhdon formën spektakolare këtë sezon.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso veçse e ka kryer punën për titull kampioni në Bundesligë, ndërsa sonte e ka siguruar edhe kualifikimin në finale të Kupës së Gjermanisë.

Bayer Leverkusen triumfoi 4:0 ndaj Dusseldorf në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.

Wirtz me dy gola dhe Adli e Frimpong me nga një shënuan për Leverkusenin.

Në finale, Bayer Leverkusen do të përballet me Kaiserslauternin.