
Lëndohet rëndë Emërllahu
Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, është lënduar rëndë gjatë ndeshjes kundër Universitatea Craiova, shkruan KosovaPress, përcjell Klankosova.tv.
Lajmi është bërë i ditur nga Cristian Balaj, presidenti i CFR Cluj, klub ky ku luan Emërllahu.
“Lëndimi i Emerllahut është shumë i rëndë. Jam i bindur se kundërshtari nuk ka dashur ta bëjë një gjë të tillë, të shkaktojë një aksident të tillë, por nuk është rastësi që ai nuk ka mundur të luajë më. Sot do të bëjmë një skanim”, tha Balaj në një intervistë për “Fanatik”.
Mbetet për t’u parë sepse kyçi i këmbës duket shumë, shumë i shëmtuar. Pra mund të jetë problem, për Emerllahun. Ai dukej sikur ishte një lojtar me të vërtetë i vlefshëm. Domethënë, një lojtar që nëse është i vlefshëm, Petresku do të luajë me të që në minutën e parë”.