Lëndohet një person si pasojë e një aksidenti në Prishtinë

Lëndohet një person si pasojë e një aksidenti në Prishtinë

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, të mërkurën.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Rreth orës 09:30, kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën ‘1 Tetori’, në Prishtinë”.

“Në aksident është e përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, ka thënë Ahmeti.