Lëndohet Mërgim Vojvoda

Lëndohet Mërgim Vojvoda

Klubi i Torinos dhe kombëtarja e Kosovës duket se kanë marrë një lajm të keq.

Duket se mbrojtësi, Mërgim Vojvoda, e ka pësuar një lëndim gjatë lojës kundër Lecces.

Vojvoda u detyrua të kërkonte zëvendësim në minutin e 20-të.

Raportohet se si shkak i këtij vendimi erdhi pasi ai ka një dëmtim muskulor, shkruajnë mediat italiane.

“Kosovari u ankua për një lëndim të muskulit të këmbës së majtë, gjë që e pengoi të vazhdoj ndeshjes”, shkruan “toro.it”, faqja e afërt me klubin e Torinos.

S’dihen tutje detaje rreth problematikës së mbrojtësit kosovar dhe sa do të mungojë ai.

Por, roli i tij në kombëtaren e Kosovës dhe skuadrën italiane është goxha i rëndësishëm.Prandaj, mungesa e gjatë e tij do të mund të shkaktonte kokëçarje për trajnerët, si të Kosovës ashtu edhe të Torinos.