Lëndohen gjashtë persona në aksidentin në Slivovë
Janë lënduar gjashtë persona në një aksident mes tri veturave dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prisht., përcjell teve1.info.
“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion. Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, thuhet në përgjigjen e Borovcit.
Po ashtu, Borovci njoftoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.